Një produkt, 15 përdorime: Ja pse një kuti vazelinë duhet të lihet pranë

Ky eshte një produkt i vetëm, por mund t’u japë fund më shumë se 20 problemeve tuaja të përditshme. Po flasim për Vaseline e cila përdoret prej më shumë se 10 vitesh dhe më poshtë do të lexoni të gjitha mënyrat si mund ta përdorni atë. Kujdes: është një produkt që përdoret vetëm në mënyrë topike (pra nga jashtë) nuk është për t’u konsumuar.

Vazelina përbëhet nga një përzierje e vajrave minerale dhe dyllit, të cilat, sipas dermatologëve në Akademinë Amerikane të Dermatologjisë, krijojnë një barrierë mbrojtëse për të ndihmuar lëkurën të shërohet dhe të mbajë lagështinë.

1. Hidratant

Pas dushit, aplikojeni kudo ku shihni lëkurë të thatë dhe të acaruar. Për thembrat e plasaritura rekomnadohet që pas lyerjes me vazelinë të vishni  një palë çorape për të ruajtur lagështinë.

2. Heq makeup-in e syve

Thjesht masazhoni pak vazelinë mbi kapakët e syve dhe fshijini me pak pambuk. Do të shihni sa lehtë do të pastrohet rimeli, peneli apo pluhuri i syve.

3. Përdoreni si shkëlqyes për mollëzat
Përzieni pak pluhur sysh me xixa me vazelinë dhe përpaheni me mollëzat e gishtave në pjesën e faqeve ! Kjo do të krijojë efektin shkëlqyes sikur produkti që keni përdorur është një highlighter i shtrenjtë ! (Vetëm kini kujdes ! Nëse keni lëkurë të yndyrshme mos e përdorni sepse rrezikoni të mbyllni poret)

4. Ndryshon teksturën e produkteve kozmetike
Vazelina është një mënyrë e shkëlqyer për të shndërruar produktet tuaja mat apo pluhur në kremra. Thjesht kombinoni produktet me njëriptjetrin e shikoni si do u ndryshojë formula.

5.Hidraton majat e flokëve e parandalon këputjen
Në kushte të shpejta (nuk po themi që është një zgjdhje afatgjatë) vazelina e aplikuar në fundet e flokëve mund t’u japë shkëlqim majave e të parandalojë këputjen  e tyre.

6. S’keni rimel? Nuk ka asnjë problem ! Aplikoni pak vazelinë në qerpikët tuaja dhe krihini për një shkëlqim natyral.

7. Ruani lëkurën nga njollat e bojës
Para se të lyeni flokët, aplikoni një shtresë vazelinë rreth vijës së parë të flokëve për të parandaluar njollat e bojës që mezi hiqen.

8. Bëni që parfumi juaj të zgjasë më tepër
Para aplikimit të parfumit, lyeni pak lëkurën me vazelinë në zonën e qafës e kyçeve. Në këtë mënyrë parfumi do të qëndrojë më gjatë dhe aroma do të jetë më intensive.

9. Mund të krijoni një skrab shumë të mirë dhe të lirë në kushte shtëpie. Përzieni vazelinën me kripë ose sheqer dhe para se të laheni, aplikojeni në të gjithë lëkurën. Qelizat e vdekura të lëkurës do të pastrohen dhe kjo e fundit do të mbetet e butë si mëndafsh.

10.Pastroni lehtësisht çamçakëzin nga flokët (tuaj ,të fëmijëve apo të kukullave) para se të merrni gërshërët e të mendoni të preni cullufen e flokëve.

11. Para se të lyeni buzët me buzëkuq, aplikoni më parë një shtresë të hollë vazeline për të shmangur rrëshkitjen e buzëkuqit dhe përhapjes së tij në dhëmbë apo rreth lëkurës së buzëve.

12. Qetëson çdo pickim insekti
Këshillë: Do të funksionojë edhe më mirë nëse vazelinën e vendosni së pari në frigorifer.

13.Nëse e keni të vështirë të hiqni një unazë nga gishti, është fare e thjeshtë. Lyeni me vazelinë dhe me lëvizje rrethore do të shihni si do të dalë unaza nga gishti pas shumë mundim apo dhimbje.

14. Mbani insektet, si kërmijtë, milingonat etj larg vazove të luleve. Ajo që duhet të bëni është të përzieni pak vazelinë me kripë dhe lyeni rreth e përqark vazot. /living.al/

SHPËRNDAJE