Një prej ish-drejtuesve të Vëllazërisë Muslimane në gjendje kritike shëndetësore

Theksohet se është “kritike” gjendja shëndetësore e ish-kreut të Këshillit Këshillues të Organizatës së Vëllazërisë Muslimane (Ihvan), Muhammed Mehdi Akif (89), i cili u arrestua pas grushtit ushtarak në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Nexhla Akif, vajza e Akif, në një postim në Facebook në lidhje e situatën shëndetësore të babait të saj i cili ndodhet i burgosur që prej 4 vitesh, është shprehur se “Gjendja shëndetësore e babait tim përkeqësohet çdo ditë e më shumë, situata është kritike.”

Pasi ka bërë të ditur se e ka takuar babain e saj në spitalin el-Kasr el-Ajni në Kajro, Ajla Necla Akif ka theksuar: “Mjekët më thanë se babai po lufton me vdekjen. Aktualisht as nuk mund të ha dhe as nuk mund të pijë dhe ushqehet vetëm me serum. Për këtë arsye ka vështirësi në të folur dhe në hapjen e syve.”

Ndërsa në lidhje me këtë çështje nuk është bërë asnjë deklaratë nga Ministria egjiptiane e Shëndetësisë.

Muhammed Mehdi Akif i cili u arrestua pas puçit ushtarak në korrik 2013 në Egjipt, për shkak të problemeve shëndetësore në shtator të po të njëjtit vit u dërgua në spitalin ushtarak.

Akif në çështjen “ngjarjet e këshillit këshillues” për të cilën ai gjykohet është dënuar me burgim të përjetshëm, por Gjykata e Lartë në muajin janar duke prishur vendimin ka vendosur rigjykimin e tij./Mesazhi/