Një muaj arrest shtëpiak pasi organizoi bixhoz të paligjshëm

Gjykata Themelore e Prizrenit ka vendosur masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurit F.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Masa e arrestit shtëpiak do të llogaritet prej datës së arrestimit, 16.09.2019, nga ora 02:00, dhe do të zgjasë deri më datën 15.10.2019.

Nga provat të cilat janë pjesë e shkresave të lëndës del se i pandehuri me iniciale F.B. ditën në lokalin i cili gjendet në rrugën “Ilir Hoxha” me qëllimi të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete është hasur duke ushtruar  veprimtari të kundërligjshëm – lojërat e fatit dhe kazino, i cili ka ra ndesh me rregullat e Ligjit nr.06/L-155.

Sipas Gjykatës .e rastin e kontrollit nga ana e zyrtarëve të policisë në këtë lokal janë konfiskuar edhe aparatet të llojit “Kajot” dhe  një sasi të parave të fituara me rastin e kryerjes së veprës penale.

Si rezultat i këtyre veprimeve prokurori i shtetit ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penal.

SHPËRNDAJE