Një mësuese në Prizren s’e respekton grevën, vazhdon mësimin me nxënës

Greva në arsim po hyn në javën e tretë dhe shumica e shkollova në nivel vendi kanë mbetur të zbrazura, raporton KTV.

Situatë ndryshe është në shkollën “Xhevat Berisha”, në Prizren.

Atje, mësuesja Hatmane Bytyqi, ndonëse përkrah kërkesat e grevistëve, ka marrë vendim që të vazhdojë me mësim me nxënësit e saj të klasës së dytë.

Këtë, kolegët e saj nuk e shohin si veprim të mirë.

Drejtori i Arsimit në komunën e Prizrenit thotë se është i kënaqur me veprimin e kësaj mësueseje.

Megjithëse greva e mësimdhënësve po vazhdon edhe në shkollën “Xhevat Berisha” të Prizrenit, mësuesja Hatmane Bytyqi po vazhdon ta mbajë procesin mësimor, ajo nuk ka pranuar të flasë para kamerës.

Përkundër kërkesave për deklaratë, ajo ka refuzuar të flasë para kamerës, por ka thënë se është e vendosur për të mos hyrë në grevë.

SHPËRNDAJE