Një mesazh për të menduar: ja si u përgjigjet Suedia atyre që hedhin tepricat e ushqimit (foto)

Hedhja e ushqimeve tepricë në mbeturina po shkakton një krizë tjetër e cila është paralele me ato të mbetjeve të plastikës: kriza e plehrave ushqimore.

Ndonëse disa shtete e kanë të mirëkuptueshëm procesin e ndarjes së mbetjeve ushqimore qysh në familje, disa të tjera, veçanërisht Franca, po përballen me problemin që tashmë ka një emër: Food Waste.

Ky problem që konsiderohet i tillë për shkak të pamundësisë së menaxhimit, në Suedi trajtohet më ndryshe. Këndvështrimi humanitar është ai që u vihet përpara qytetarëve që duan të hedhin ushqime në kosh, shkruan tesheshi.

Kështu, në rrugët e Stokholmit, shihen kosha mbeturinash ku shkruhet: “Unë (koshi) ha më shumë ushqime se 60% e fëmijëve të botës.”

Mesazhi jep një porosi të qartë që çdo ditë po na kujton një realitet: sot, bota ndahet në të pasur që vrapojnë për të tretur ushqimin e ngrënë së tepërmi, dhe të varfër, që ecin me dhjetëra kilometra në përpjekje për të siguruar ushqim të mjaftueshëm për mbijetesë!

SHPËRNDAJE