Një javë pas shtrimit të pllakëzave në Prishtinë, banorët rrëzohen nga to! (Video & Foto)

Shtrimi i trotuareve në stilin “shkel e shko” po u kushton qytetarëve të Prishtinës të cilët rrezikojnë të rrëzohen nga rrugët herë me gunga e herë me gropa.

Kështu ka ndodhur këto ditë në Prishtinë, ku në një video të dërguar nga një pronar i një lokali, shihet një person i cili rrëzohet si pasojë e dëmtimit të trotuarit të shtruar para një jave.

Ngjarja ka ndodhur mbrapa tregut të gjelbër të Prishtinës, dhe ky nuk është rasti i vetëm që pëson në këtë mënyrë.