Një ilaç natyral si kanella – përfitimet që merrni prej saj

Kanellë është një erzë e shijshme që i shërben një numri qëllimesh jashtë kuzhinës. Në fakt, ky përbërës i ëmbël është përdorur për shekuj si një ilaç natyral.

Sipas “Foods”, kanella kohë më parë në Egjipt dhe Kinë, konsiderohej më e vlefshme se ari!

Disa gjetje të mbështetura në studime tregojnë se kanella mund të ndihmojë me disa sëmundje.

Edhe pse, siç raportohet në “Cinnamon Vogue”, mjekësia tani nuk e ka përdorur atë për ndonjë shërim pavarësisht vetive të saj.

“Cinnamon Vogue” ofron përfitimet e mëposhtme shëndetësore të përdorimit të kanellës:

Për zemrën
Sipas një studimi të kryer nga “Penn State” duke shtuar erëza si kanellë ose shafranin e Indisë zvogëloni efektet negative të ushqimit të yndyrshëm. Shtimi i kanellës apo shafranit të Indisë mund të jetë një zgjidhje e mirë për uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës.

Ndihmon në humbjen e peshës
Nëse e kombinoni me ushqim të shëndetshëm dhe ushtrime gjimnastikore, kanella mund t’ju ndihmojë të bini në peshë. Ajo ndihmon në mirëfunksionimin e metabolizmit dhe rregullon nivelet e sheqerit në gjak, gjë që luan rol të rëndësishëm në humbjen e peshës.

Parandalon kancerin
Konsumimi i kanellës ndalon përhapjen e qelizave të kancerit. Shtoni një gjysmë luge çaji kanellë pluhur në gotën e qumështit për të përfituar vetitë e saj luftuese ndaj kancerit.

Është e mirë për shëndetin oral
Kanella është një nga përbërësit e njohur të çamçakëzëve, pasi ka veti antibakteriale dhe ndihmon mishrat e dhëmbëve nga dëmet gjithashtu mund të ndihmojë për një frymëmarrje më të freskët.

Është e mirë për lëkurën tuaj
Kanella largon skuqjet dhe kruarjet nga lëkura si dhe lufton aknet në fytyrë. Ajo mund të përdoret gjithashtu për lehtësimin e dhimbjeve muskulore.

SHPËRNDAJE