Një i vdekur e dy të lënduar në aksidentin te “Kroni i Mbretit”

Një person ka mbetur i vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, në vendin e njohur si ‘Kroni i Mbretit’.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i PK-së  për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një aksident në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht te “Kroni i Mbretit”,  rreth orës 11:15. Në aksident janë përfshirë pesë automjete, dhe sipas informative fillestare një person ka vdekur, ndërkaq dy të tjerë janë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha për Periskopin.

Në aksident sipas Hoxhës, janë përfshirë pesë vetura, ndërsa për gjendjen e të lënduarve ende nuk ka informacione zyrtare.

Periskopi më herët ka raportuar për këtë aksident, nga ku kishte siguruar edhe pamje të një personi të shtrirë në tokë.