Një i vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë presuar lëndime trupore në aksidentin e sotëm.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë rreth aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku në këtë aksident ka mbetur i vdekur një person, ndërsa katër të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani po ashtu ka njoftuar se rreth orës 10:30 autostrada drejtimi Duhel-Suhareke është bllokuar për qarkullim.