Një garë me slita në Europë, si në Alaskë

Ndoshta shumëkush nuk e di, që gara me slita të tërhequra nga qentë nuk zhvillohen vetëm në Alaskë, gjë që e kemi parë nëpër filma, por edhe në Europë.

Një nga garat më të vështira është ajo e trajektores së gjatë çeke, ku vetëm gjysma nga rreth 100 konkurrentët që sfiduan të ftohtin, ia dolën të arrinin në “finish”.

“Ne kemi ekzaktësisht 100 garues. Prej tyre, 12 marrin pjesë në garën 300 km të gjatë, me 5 faza, që kalojnë edhe nëpër shtigje me të përpjeta të forta”, tha Pavel Kucera, organizator.

Pjesa tjetër, nga 11 vende europiane, mes të cilave Austria, Kroacia, Gjermania, Holanda dhe Serbia, garuan në trajektoren 200 km me 4 faza, me të përpjeta prej 7.000 metrash.

Përveç garuesve me slita që tërhiqen nga qentë, gara është e hapur edhe për çiklistët, me 10 prej tyre që morën pjesë këtë vit.

“Fituesi në garë merr një diplomë dhe mund të krenohet që ka përfunduar garën”, thotë Kucera. “E gjithë kjo nuk bëhet për të fituar. Në fakt, kjo garë nuk mund të fitohet, vetëm të humbet”, shton ai.

SHPËRNDAJE