Një fëmijë plagos aksidentalisht me pushkë ajrore të afërmin e tij

Një fëmijë plagos aksidentalisht me pushkë ajrore të afërmin e tij
Një fëmijë duke luajtur me pushkë ajrore aksidentalisht ka plagosur një të afërm të tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Plemetin në Obiliq, të shtunën në 15:45.

Viktima ka pësuar lëndime në fytyrë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë ajrore. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.