Një ditë para ushtrisë së Kosovës, automjetet e KFOR-it hyjnë në veri

Lëvizjet e KFOR-it në veri ndodhin një ditë para votimit në Kuvend për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur.

Më tepër se 45 automjete të KFOR-it kanë hyrë në veri të Mitrovicës, sot rreth orës 10, dhe sipas mediave serbe, janë duke shkuar në drejtim të Leposaviçit.

Përkrah automjeteve ushtarake, ata bartin me vete edhe bllokada për krijimin e barrierave, transmeton lajmi.net.

Lëvizjet e KFOR-it në veri ndodhin një ditë para votimit në Kuvend për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të armatosur.

Mediat serbe nga mëngjesi kanë filluar me raportime duke paraqitur vendimin e Prishtinës si kërcënim për serbët në Kosovë.