Një automjet shtyp këmbësorët në Kinë, 7 të vdekur

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë janë lënduar kur një vozitës në Kinë me automjet depërtoi në mesin e këmbësorëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Një televizion lokal theksoi se automjeti përfundoi tek turma e njerëzve në qytetin Zaoyang, ndërsa shtatë persona u shtruan në spital.

Policia ka neutralizuar vozitësin.

Në Kinë edhe më herët janë regjistruar raste ku këmbësorët ishin objektivë të vozitësve.

Qeveria kineze për incidentet e tilla thekson se autorët “kanë probleme psikologjike”.

Edhe në nëntor të vitit të kaluar, një automobil shtypi disa këmbësorë, duke vrarë pesë persona, ndërsa 18 të tjerë u lënduan.