Niveli i kërcënimit terrorist në Britani është ngritur në “kritik”

Niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në nivelin më të lartë “kritik”, që do të thotë se priten edhe të tjera sulme terroriste. Kjo është deklarata e bërë sot nga kryeministrja britanike Theresa May.
Tash e tutje, personeli ushtarak do të ketë në fokus mbrojtjen e vendeve kyçe, si rezultat i nivelit të ri të kërcënimit.
Ky alarm vjen pas sulmit të së hënës mbrëma në Manchester Arena, sulm i cili vrau 22 persona dhe la 59 të plagosur.
Sekretarja e Shtetit Amber Rudd thotë se “ka gjasa” se terroristi i dyshuar Salman Abedi nuk ishte duke vepruar i vetëm.
Sipas Reuters, ministri i jashtëm polak ka thënë se dy shtetas polakë që u zhdukën pas sulmit ishin në mesin e atyre që u vranë. /MESAZHI/