Nisin punën 18 specialistë të ri në Spitalet e Përgjithshme

Nga sot, Spitalet e Përgjithshme do të kenë më shumë mjekë specialistë që do të ofrojnë shërbime shëndetësore për qytetarët.

Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, sot ka nënshkruar kontratat e punës për 18 specialistë të profileve të ndryshme të cilët do të punojnë në kuadër të Spitaleve të Përgjithshme, të pranuar në kuadër të konkursit të fundit të shpallur nga SHSKUK.

Në këtë konkurs janë pranuar 4 specialistë për Spitalin e Prizrenit, 2 për Spitalin e Pejës, 1 në Gjakovë, 3 në Gjilan, 3 në Ferizaj, 3 në Mitrovicë dhe 2 në Spitalin e Vushtrrisë.

Në prioritetet e menaxhmentit të SHSKUK-së, është përforcimi me kuadro mjekësore i Spitaleve të Përgjithshme në mënyrë që pacientët të marrin shërbime shëndetësore në rajonin ku banojnë dhe mos të kenë nevojë të drejtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës