Nisin hetimet për veprimtarinë e dyshimitë të gjinekologut turk në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë i ka ndaluar veprimtarinë në Kosovë gjinekologut turk Ahmet Payasli, pasi që javën e kaluar gjatë bastisjes në klinikën e tij private u gjetën produkte medicinale pa afat e me prejardhje të dyshimtë. Ndërkaq Prokuroria e Shtetit ka nisur zyrtarisht hetimet ndaj tij.

Në këtë klinikë u konfiskuan para të gatshme, barna pa afat, produkte medicinale me prejardhje të dyshimtë, të cilat përdoren për kryerjen e fertilizimit të asistuar (IVF-së), si dhe epruveta me përmbajtje të panjohur.

Lidhur me rastin, Prokuroria e Shtetit ka nisur zyrtarisht hetimet.