Nishani kritikon Qeverinë Rama, për kërkesën e Serbisë që të merr territor në Kosovë

Ish – presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, të dielën ka befasuar të gjithë.

Ai kërkon reagim nga qeveria shqiptare për kërkesën e Serbisë për të marr territor në Kosovë, Mitrovicën.

Por, ka paralajmëruar, se Kushtetuta e Shqipërisë thotë se ata mbrojnë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jetojnë jashtë kufijve të saj.

Shkrimi i plotë:

A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për ti dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?

Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.

Neni8

“Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj”.