Nishan apo kancer? Kjo video ju tregon diferencën

Një nishan i zakonshëm ka dallim nga shenjat e para të kancerit të lëkurës, dhe dallimi është si në pamje ashtu edhe në zanafillën e tyre.

Nishani është një shenjë në rritje në lëkurë, që zhvillohet kur qelizat e pigmentit (melanocitet) rriten në grumbuj. Shumica e të rriturve kanë 10 deri 40 nishan. Këto nishane zakonisht gjenden në zonat e ekspozuara ndaj diellit.

Megjithëse nishanë të zakonshëm mund të ketë që në lindje, ata zakonisht shfaqen më vonë.

Kjo video ju tregon se kur nishanët bëhen të rrezikshëm, si duken ata dhe si ti dallojmë. Për hir të informimit, shpërndajeni lajmin. /MESAZHI/