Nis seanca përfundimtare për “Syrin e Popullit”, lirohen dy të akuzuar

Ka nisur gjykimi në rastin “Syri i Popullit” ku sot pritet të jepet fjala përfundimtare nga të akuzuarit.

I akuzuari Sadri Ramabaja pritet qe sot ta japë mbrojtjen e tij dhe të tjerët.

Kryetarja e trupit gjykues Naime Jashanica ka thënë se ndonëse seanca është publike pasi që kamerat nuk kanë marrë leje të xhirojnë fjalën përfundimtare ajo ka marrë vendim që vetëm disa minuta të xhirohet seanca dhe ka larguar kamerat nga ky shqyrtim, raporton KTV.

Në këtë rast akuzohen Avni Llumnica, Ragip Sallova, Sadri Ramabaja, Sabit Berisha, Behxhet Luzha, Halim Halimi, Bajrush Konjusha, Lirije Luzha, Murat Jashari dhe Rexhep Topllana për vepra penale përgatitje të veprave terroriste ose vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Prokurori Sylë Hoxha në fjalën përfundimtare të tij ka thënë se heq dorë nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit Sabit Berisha dhe Lirije Luzha për shkak të mungesës së provave.

“Jemi të gjithë të bindur se organizata kriminale ka pas një plan kooperativ i ka caktuar grupet si kane për të punuar e për të vepruar. Diku në vitin 2015 është marrë vendim që të realizohet ky plan për vrasjen e personaliteteve të larta të Kosovës me personalitet të sistemit të kaluar dhe aktual të cilat sipas planprogramit i kanë tradhtuar interesat e popullit”, ka thënë në fjalën e tij përfundimtare prokurori Hoxha.