Nis seanca konstituive e Kuvendit, VV dhe LDK ende pa marrëveshje

Ka nisur seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

120 deputetët e rinj të Kuvendit sot pritet të bëjnë betimin.

Ndërkohë,  partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratiek të Kosovës, raporton lajmi.net.

Kjo për shkak të postit të presidentit që po e kërkon LDK-ja dhe atij të ministrisë së Brendshme që po kërkon VV.

Pak më parë, lideri i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se janë të gatshëm të ia votojnë qeverinë Albin Kurtit, mirëpo pa u plotësuar kërkesat e tyre ata nuk do të jenë pjesë e qeverisë.

Kurti mbrëmë deklaroi se nuk janë të gatshëm që me këto kushte të bashkëqeverisën me LDK-në.