Nis seanca gjyqësore ndaj Haradinajt në Francë

Gjykata e Colmarit në Francë ka nisur shqyrtimin gjyqësorë ndaj Ramush Haradinajt.

Ky trup gjykues francez pritet të vendosë nëse kreu i AAK’së, i arrestuar të mërkurën në aeroportin e Bazelit, do të ekstradohet në Serbi, siç kërkohet në urdhër-arrestin e lëshuar nga Beogradi ndaj tij, apo do të lihet i lirë.

Megjithatë, Arianit Koci, avokat i Haradianjt në Kosovë, thotë se është i bindur se klienti i tij do të lirohet pas disa çasteve.

“Gjasat janë zero që Haradinaj të ekstradohet në Serbi”, tha Koci.

“Kjo është luftë speciale e Serbisë ndaj Haradinajt, si drejtues i UCK’së në Zonën e Dukagjinit”, konsideroi tutje avokati.