Nis rinumërimi i rreth 1500 vendvotimeve për të cilat mori vendim PZAP-i

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot do të fillojë rinumërimi i vendvotimeve. Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte marrë vendimin që ta urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve, ndërkaq ky rinumërim do të nisë sot

Rinumërimi i 1472 vendvotimeve do të fillojë në orën 16:00, ndërkaq këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Ju njoftoj se sot (e mërkurë, 13 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve fillon procesi i rinumërimit të vendvotimeve pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa”, ka thënë Elezi.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve.

Si dhe ta pranojë si të bazuar ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia

SHPËRNDAJE