Nis në Prishtinë seminari i Gjuhës Shqipe

Sot në Prishtinë ka filluar të mbahet seminari ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare.

Ky seminar është organizuar për të 38-ën herë dhe konsiderohet si ngjarja më e madhe e Albanologjisë.

Dekanja e Fakultetit Filologjik, Lindita Rugova, ka thënë se me rastin e ceremonisë hapëse të seminarit se investimi në të është investim për ardhmërinë e një shteti.

“Institucionet në Prishtinë dhe Tiranë duhet të jenë përkrahëse ndaj këtyre traditave kulturore”.

Kurse Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës, ka kërkuar që të krijohet hapësira që ky seminar të organizohet edhe në Tiranë.

“Ky aktivitet paraqet punimet të veçanta nga albanologë të ndryshëm. Këto studime kanë vlerën e tyre në trojet shqiptare. Kolegët dhe profesorët duhet të krijojnë një revistë unikale për studime albanologjike”, është shprehur ai.

Ndërkaq, drejtori i seminarit, Shkumbin Munishi, ka kujtuar se janë bërë 45 vjet prej kur organizohet kjo ngjarje.

“Ky seminar edhe këtë vit ka mbledhur dashamirë nga shumë vende të botës të cilët kanë shprehur dëshirën e tyre për të marrë pjesë këtu. Kjo pjesëmarrje e bënë këtë ngjarje të veçantë”.

“Seminari do të ketë dy komponentë kryesore që do të bëhen përmes kurseve të gjuhës shqipe që është një rast i mirë të studentët e huaj që ta mësojnë gjuhën shqipe dhe të fillojnë studimet e Albanologjisë”, ka shtuar ai.

Në këtë aktivitet që do të mbahet deri më 30 gush do të ketë referime shkencore, sesione shkencore, sesione të doktorantëve dhe ligjërata dhe tryeza për studies.