Nis ndërrimi i shtretërve në Gjinekologji

Ka nisur ndërrimi i shtretërve edhe në Klinikën e Gjinekologjisë.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Uran Ismaili përmes nëj postimi në Facebook.

Ai ka thënë se nga kontigjenti prej 750 shtretërve që janë blerë, pas klinikës së mushkërive ka nisur ndërrimi i tyre edhe në klinikën e Gjinekologjisë.

“Buzëqeshjet në fytyrat e personelit mjekësor tregojnë gjithcka. Shtretër të rinj edhe për Klinikën e Gjinekologjisë nga kontigjenti prej 750 shtretërve që kemi blerë për QKUK-në”, ka shkruar ministri Ismaili.

Më tej, ai ka thënë se asnjë nënë dhe asjnë fëmijë nuk duhet të ballafaqohet më me shtretër që qëndrojnë mbi blloqe e që rrezikojnë shëndetin e tyre.