Nis largimi i deputetëve të VV-së nga salla

Sigurimi i Kuvendit të Kosovës ka nisur të largojë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nga salla, pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për përjashtimin e tyre nga seanca.

Deputetët Xhelal Sveqla dhe Drita Millaku ishin ndër të parët që u larguan nga salla, pasuar edhe nga deputetët tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje.