Nis gjykimi i Nenad Arsiqit që dyshohet për krime lufte

Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës ka nisur seanca dëgjimore për rastin e Nenad Arsiqit nga Çaglavica, i cili akuzohet për krime lufte në Emshir në vitin 1999.

Këtë e konfirmoi për Kosova Online, avokati i tij, Dejan Vasiq, transmeton Klan Kosova.

“Ky është vetëm fillimi. Prokuroria nuk ka numër të madh të dëshmitarëve, unë mendoj se mbrojtja do të ketë disa prova materiale. Unë pres që gjyqi të përfundojë deri në mars ose prill të vitit tjetër, “tha Vasiq.

Nenad Arsiq, i cili është në paraburgim në Podujevë, akuzohet për maltretimin e të dy civilëve shqiptarë bashkë  me pjesëtarë të tjerë të policisë serbe në vitin 1999 në Emshir të Prishtinës.