Nigeri, mbi 80 fëmijë të përdorur si “bomba njerëzore”

Së paku 83 fëmijë janë vendosur si “bomba njerëzore” nga militantët e Boko Haram në rajonin verilindor të Nigerisë mes muajit janar dhe gusht, një shifër katër herë më e lartë se tërë viti 2016, tha të martën UNICEF, raporton Anadolu Agency (AA).

Shtohet se 55 prej viktimave ishin vajza, në shumicën e rasteve më pak se 15 vjeçare, 27 ishin djem, dhe njëri ishte një fëmijë i lidhur me një vajzë. Gjinia e foshnjës së përdorur në shpërthim ishte e pamundur të përcaktohej, tha UNICEF në një njoftim.

Në njoftim thuhet se “UNICEF është jashtëzakonisht i shqetësuar për rritjen e tmerrshme të përdorimit mizor dhe të llogaritur të fëmijëve, veçanërisht vajzave, si ‘bomba njerëzore’ në verilindje të Nigerisë.”

UNICEF tha se tendenca përkeqësoi vuajtjet e fëmijëve në kryengritje tani në vitin e tetë të saj, duke shtuar se fëmijët e përdorur si “bomba njerëzore” ishin viktima dhe jo autorë të krimit.

“Përdorimi i fëmijëve në sulme të tilla ka pasur ndikim të mëtejshëm të krijimit të dyshimit dhe frikës nga fëmijët që janë liruar, shpëtuar ose ikur nga Boko Haram”, thuhet në njoftimin.

“Si rezultat i kësaj, shumë fëmijë që kanë arritur të largohen nga pengmarrja përballen me refuzimin kur ata përpiqen të riintegrohen në komunitetet e tyre, duke i shtuar në këtë mënyrë vuajtje e tyre”, bëhet e ditur më tej.

Agjencia tha se situata në verilindje të Nigerisë ka çuar në zhvendosjen masive të rreth 1.7 milion njerëzve dhe një krizë kequshqyerje që ishte vdekjeprurëse për fëmijët. Gjithashtu, paralajmërohet për urinë e mundshme në rajon këtë vit, me 450,000 fëmijë në rrezik të kequshqyerjes akute.