Nigeri, mbi 70 milionë persona janë analfabetë

Në Nigeri, shtet në Afrikën Perëndimore, me rreth 200 milionë banorë, mbi 70 milionë janë analfabetë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sekretari i përgjithshëm i Komisioni kombëtar për shkrim-leximin dhe arsim, Prof. Dr. Abba Haladu, njoftoi se në vend gjenden mbi 70 milionë analfabetë.

Ai tërhoqi vëmendjen se mbi 11 milionë fëmijë nuk mund të shkojnë në shkolla. “Së bashku me rreth 60 milionë të rinj dhe të rritur numri i analfabetëve tejkalon shifrën 70 milionë”, u shpreh ai.

Haladu më tej theksoi se popullsia e vendit në vitin 2050 do të jetë në mesin e 3 vendeve më të populluara në botë.

“Këto numra përbëjnë një problem serioz për një vend. Qeveria federale, administrata shtetërore, organizatat joqeveritare dhe ato ndërkombëtare marrin hapa të përbashkëta për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Haladu.

Aktivitetet e arsimit në vend ndikohen negativisht për shkak të migrimit të brendshëm, nga përleshjet etnike dhe religjioze, sulmet e Boko Haram, përdorimi joefikas i burimeve ekonomike dhe korrupsioni.