Ngjarje tronditëse në Angli, myslimanes ia heqin shaminë me forcë (Video)

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një qendër tregtare në Angli, ku një e dyshuar ka dhunuar dhe i ka hequr shaminë një gruaje myslimane, raporton “Daily Mail”.

Videoja e filmuar në Sheffield të mërkurën mbrëma tregon dy grupe grash tek diskutojnë ashpër jashtë një dyqani në qendrën tregtare.

Por mosmarrëveshja u kthye në një sherr masiv dhe të dhunshëm, pasi njëra prej grave i heq me dhunë xhihabin gruas myslimane, një shami tradicionale që mbulon fytyrën, shkruan syri.net. Ky veprim nxiti një përleshje të egër dhe njerëz të shumtë u afruan duke gjuajtur me shkelma në drejtim të myslimanes.

Lufta zgjati disa minuta para se blerësit e tjerë më në fund të arrinin të qetësonin situatën.

Pamjet janë bërë virale pasi janë postuar në Facebook, duke marrë më shumë se 35,000 shikues në më pak se 24 orë.