Ngjarje tragjike në Komoran: 28-vjeçarja goditet për vdekje nga vetura

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur sot në Komoran.

Si pasojë, lëndime fatale ka pësuar një femër, 28 vjeç, shkruan lajmi.net.

Këtë e kanë bërë të ditur edhe nga Policia e Kosovës, teksa kanë dhënë detaje lidhur me rastin.

Postimi i plotë:

Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja:

Xh. A femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur tu përballoj plagëve të mara dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran.

Ngasësi i automjetit Mercedes , B.Z , 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh.

Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion