Ngjarje tragjike në Klinë, i mituri vritet aksidentalisht nga daja

Sot në orën 10:22 në fshatin Grabanicë të komunës së Klinës ka humbur jetën një i mitur.

Rastin e ka konfirmuar Driton Rugova nga Policia e Kosovës. Ai tha se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale ndërsa viktima është dërguar në spital pa shenja jete. Policia po merret me rastin.

“Mundem me konfirmu një vrasje aksidentale, në orën 10:22. Ne Emergjencën e Mjekësisë Familjare në Klinë, fëmija i mitur arritur pa shenja jete”, tha Rugova.

Thueht se djali i dajës së viktimës (adoleshent në vitin e parë në shkollë të mesme), duke luajtur me armë zjarri ka vrarë viktimën i cili është në klasë të pestë. Mësohet se viktima është nga fshati Berliq i komunës së Deqanit.

Mësohet se viktima ishte me nënën e tij për t’u përshëndetur tek daja pasi që babi i tij po përgatiste letrat për bashkim familjar jashtë Kosovës.

Policia po merret me rastin