Nga sot s’ka më lojëra të fatit në Kosovë – hyn në fuqi ligji për ndalimin e tyre

Nga sot, edhe zyrtarisht hyn në fuqi Ligji për Ndalimin e Lojërave të Fatit.

Ky ligj ishte propozuar nga Qeveria e Kosovës pas dy vrasjeve të ndodhura në vend, e ku viktimë ishin punëtorët e kazinove, shkruan lajmi.net.

I njëjti ishte votuar edhe në Kuvendin e Kosovës, teksa për të kishin votuar një shumicë dërrmuese e deputetëve.

Ligji në fjalë ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 24 prill, teksa i njëjti konsiderohet se hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit aty.

Sipas të njëjtit, në Kosovë ndalohen të gjitha lojërat e fatit përveq Llotarisë së Kosovës.

Ndërkohë, Administrata Tatimore e Kosovës veç ka filluar me revokimin e licensave të këtyre bizneseve.