Neymar një muaj nuk do të mund të luaj futboll

Sulmuesi brazilian Neymar, i klubit francez Paris Saint-Germain (PSG), do të qëndroj një muaj larg fushës për shkak të lëndimit të marrë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të bërë nga klubi, Neymar u lëndua në ndeshjen e Kombëtares së Brazilit me Nigerinë, e cila përfundoi 1-1.

Për futbollistin 27 vjeçar do të bëhet edhe një vlerësim brenda tetë ditëve, por sipas simptomave ekzistuese ylli brazilian do të mungojë një muaj.

Neymar këtë sezon shënoi 4 gola në 5 ndeshje.