Neymar kërkon të kthehet te Barcelona

Ylli brazilian dëshiron të luajë përsëri përkrah Lionel Messit.

Vetëm një vit më parë Neymar la Barcelonën për t’iu bashkuar Paris Saint-Germain, për shifrën rekorde prej 222 milionë eurosh.

Por si duket braziliani është bërë pishman që është larguar nga Camp Nou dhe synon të kthehet përsëri atje.

Gazeta, El Mundo Deportivo shkruan sot se braziliani nuk është i lumtur në Paris dhe dëshira e tij e madhe do të ishte që ai të kthehej në Barcelonë, për të luajtur përsëri me Messin.

Por për t’u realizuar një gjë e tillë, duhet që Barcelona fillimisht ta bind PSG-në e cila deri më tani ka refuzuar çdo mundësi të largimit të Neymarit.

Megjithatë gjithnjë sipas gazetës spanjolle, dëshira e lojtarit do të jetë vendimtare dhe ai ka vetëm një synim, të luajë sërish me Barçën.