Neymar është i mirëpritur te Real Madridi

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro ka thënë se do të kishte mirëpritur ish-lojtarin e Barcelonës, Neymar në Real Madrid.

Ylli i Brazilit tronditi botën e futbollit, kur ai bëri kalimin prej 222 milionë euro nga Barcelona te PSG.

Megjithatë, jeta e tij deri më tani në Paris nuk ka qenë aq e qetë, me thashethemet e një problemi midis tij dhe Edison Cavani dhe spekulimet e gazetarëve te cil­ët kanë folur për ndonjë transferim të yllit të Paris Saint-Germain.

“Ai është një yll. Ai e di se çfarë po bën”, Tha Casemiro për COPE pas barazimit 0-0 të Brazilit kundër Anglisë.

“Ai është një lojtar i madh dhe ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Real Madrid. Unë shpresoj se ai vjen, por ai është i lumtur në klubin e tij “.

Neymar ka folur për thashethemet para lojës miqësore së Brazilit kundër Japonisë, në të cilën ai kërkoi që mediat të ndalonin krijimin e tregimeve.

“Dua t’iu kërkoj te ndaloni krijimin e tregimeve qe nuk janë të vërteta,” tha Neymar. “Dua të them atë që mendoj. Jam krejtësisht real për këtë që them dhe ajo qe nuk më pëlqen janë këto rrëfime të rreme për mua, nuk ka asgjë që më shqetëson në klubin tim.

“Ajo që më shqetëson është që të gjithë të krijojnë histori rreth meje, me trajnerin tim dhe me Cavanin. Këto gjëra nuk janë reale, nuk është e vërtetë.”