Neymar do të qëndrojë në PSG

Kryetari i klubit francez Paris Saint-Germain (PSG), Nasser Al-Khelaifi, bëri të ditur se futbollisti brazilian Neymar do të qëndrojë në klub, transmeton Anadolu Agency (AA).

Al-Khelaifi në lidhje me gjendjen e Neymar, e ardhmja e të cilët në klub u bë temë diskutimi, dha deklarata në shtypin francez.

Ai reagoi për pretendimet në lidhje me atë se Neymar do të transferohet në klubin spanjoll Real Madrid. “Kush tha se Neymar do të ndahet? A ka thënë dikush prej ne diçka të tillë? Jo. Neymar ka kontratë me ne. Sezonin e ardhshëm dy mijë për qind do të jetë me ne. Jam i sigurt për këtë. Neymar dëshiron të qëndrojë këtu”, ka thënë Al-Khelaifi.

Neymar në fillim të sezonit u transferua në PSG nga klubi spanjoll Barcelona me një klauzolë prej 222 milionë euro, e cila e si bëri futbollisti më i shtrenjtë e historisë.