New York, iftar në rrugë në mbështetje të emigrantëve

Në New York është organizuar iftar në rrugë për t’i mbështetur komunitetet emigrante, raporton Anadolu Agency.

Muslimanët që jetojnë në New York, u takuan në iftarin në rrugë të organizuar nga Koalicioni i Emigrantëve të New York-ut dhe disa shoqata të emigrantëve në Sheshin Foley në Manhattan.

Muslimanët të cilët u mblodhën për iftarin për të mbështetur komunitetet emigrante, gjithashtu protestuan edhe kundër ndalimeve të qeverisë së Donald Trumpit ndaj emigrantëve.

Një grup i cili në duar mbanin pankarta me mbishkrime “Premtoj se do t’i mbroj emigrantët”, iftarin e bënë në shesh. Pjesëmarrësit u shpërndanë pasi falën namazin e akshamit.