New York, fenomeni Manhattanhenge sërish sjell pamje mahnitëse

Shumë njerëz në New York janë tubuar në Manhattan për të shijuar pamjet e fenomenit të ashtuquajtur Manhattanhenge, perëndimit të diellit në linjë me rrugët kryesore të kësaj lagjeje të qytetit amerikan, raporton Anadolu Agency (AA).

Fenomeni Manhattanhenge ndodh katër herë brenda vitit, duke shkaktuar një përjetim të veçantë për qytetarët e New Yorkut dhe turistët e shumtë që shijojnë perëndimin e diellit i cili lëshohet në rrugët të cilat janë saktësisht të pozicionuara në kahet lindje-perëndim.

Me paraqitjen e këtij fenomeni, njerëzit nxitojnë për të bërë fotografi të paharrueshme të rrugëve të pushtuara nga drita e artë e diellit në perëndim.