Neutralizohen 7 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në kuadër të operacionit “Kthetra-3” në rajonin Haftanin në veri të Irakut forcat turke kanë neutralizuar 7 terroristë të organizatës terroriste të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se në kuadër të operacionit “Kthetra-3” në rajonin Haftanin në veri të Irakut është zhvilluar një operacion ajror.

Si rezultat i operacionit të ndërmarrë janë neutralizuar 7 terroristë të PKK-së.