Neuer i gatshëm për Kupën e Gjermanisë

ATSH-DPA/ – Portjeri Manuel Neuer do të jetë në dispozicion të ekipit të Bayern Munich për finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Eintracht Frankfurt që zhvillohet të shtunën.

Kjo është hera e parë që portjeri 32-vjeçar thërritet në skuadër që prej dëmtimit në këmbë në shtator.

Këtë javë, Neuer ishte seleksionuar gjithashtu si një prej katër protjerëve nga trajneri i Gjermanisë, Joachim Loew në një ekip provizor të Kupës së Botës prej 27 lojtarësh.

“Gjatë finales së kupës në Stadiumin Olimpik të Berlinit, Neuer do të jetë në stolin e zëvendësuesve, ndërsa në portë do të jetë Sven Ulreich”, konfirmon trajneri Jupp Heynckes.