Netanyahu pranon sulmet ndaj objektivave iraniane në Siri

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zyrtarisht njoftoi për herë të parë se ushtria izraelite ka kryer sulme ajrore ndaj pikave që i përkasin Iranit dhe Hezbollahut në Damask, kryeqytetin e Sirisë, transmeton Anadolu agency (AA). Sipas lajmit të gazetës izraelite Haaretz, Netanyahu, në një deklaratë para takimit javor të kabinetit ashtu sikurse nuk ka vepruar ndonjëherë më parë ai zyrtarisht ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmeve të zhvilluara që nga dita e premte e deri më sot në disa pika në Damask. Pasi ka bërë të ditur se ushtria izraelite brenda 36 orëve ka goditur pikat e “Iranit dhe të Hezbollahut” duke përfshirë edhe depot e armëve të Iranit në Damask, Netanyahu, ka theksuar se Izraeli edhe më parë ka zhvilluar sulme të ngjashme. Theksohet se Netanyahu me këtë deklaratë ka pranuar për herë të parëz në mënyrë zyrtare përgjegjësinë e sulmeve që Izraeli ka ndërmarrë në rajonet në Damask. Edhe Shefi i Shtabit të Izraelit, Gadi Eizenkot, i cili javën e ardhshme do të lërë detyrën, ka njoftuar se ushtria izraelite në 4 vitet e fundit krahas Sirisë ka zhvilluar sulme ndaj mijëra objektivave edhe në vende të tjera.