Netanyahu mbron sauditët për vrasjen e Khashoggit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmëruar për destabilizim të Arabisë Saudite për shkak të vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ajo që ndodhi në Stamboll nuk është më pak e tmerrshme, por është e balancuar nga rëndësia e Arabisë Saudite dhe rolit që luan në Lindjen e Mesme”, u tha Netanyahu gazetarëve në përgjigje të një pyetjeje rreth vrasjes së Khashoggit në Konsullatën saudite në Stamboll në tetor.

“Sepse nëse destabilizohet Arabia Saudite, bota do të destabilizohet, jo Lindja e Mesme”, tha Netanyahu.

Arabia Saudite fillimisht mohoi ndonjë rol në zhdukjen e Khashoggi, kur ai u zhduk pasi hyri në Konsullatën saudite në Stamboll më 2 tetor.

Pas shpjegimeve të ndryshme kontradiktore, Rijadi e pranoi se është vrarë brenda ndërtesës diplomatike.

Izraeli dhe Arabia Saudite nuk kanë marrëdhënie diplomatike.