Netanyahu ka takuar fshehurazi në Kajro presidentin e Egjiptit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu dhe lideri opozitar izraelit Isaac Herzog, vitin a kaluar kanë realizuar një takim të fshehtë me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi në Kajro ku kanë diskutuar një plan rajonal të paqes, shkroi të hënën gazeta e përditshme izraelite Haaretz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në atë kohë, mediat izraelite kishin përfolur një udhëtim të tillë, për të cilin thanë se është pjesë e një marrëveshjeje e kryeministrit Benjamin Netanjahu për të sjellë Unionin Zionist të Isaac Herzogut në koalicionin e tij qeveritar, por megjithatë nuk u raportua për një takim të tillë, madje as autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit nuk komentuan pohimet e tilla.

Siç shkruan Haaretz, krerët rajonalë donin që Herzog të përfshihej në bisedime, sepse ata ndjenin se qeveria e krahut të djathtë e Netanjahut nuk ishte e aftë të bënte një marrëveshje. Gazeta tha se bisedimet dështuan sepse Netanjahu nuk dëshiroi t’i pranonte kushtet palestineze.

Ndërkohë dështuan edhe bisedimet për koalicionin me Herzogun, për çka vendosi një marrëveshje me ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman, duke krijuar atë që u përshkrua si qeveria më e djathtë izraelite ndonjëherë.

Vitin e kaluar, Netanjahu zhvilloi një takim tjetër sekret me Sisin, Mbretin Abdullah II të Jordanisë dhe më pas me Sekretarin Amerikan të Shtetit, John Kerry në pushimoren Aqaba në Detin e Kuq të Jordanisë.

Bisedimet e paqes të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara midis Palestinës dhe Izraelit u pezulluan në vitin 2014 nga shkaku i refuzimit të kësaj të fundit të ndaloj ndërtimin e vendbanimeve në Bregun e pushtuar Perëndimor.