Netanyahu falënderon Trumpin lidhur me Lartësitë e Golanit

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi administratën e presidentit të SHBA-së Donald Trump për mbështetjen e pushtimit izraelit të Lartësive të Golanit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Izraeli gjithmonë do të jetë në Lartësitë e Golanit dhe ato do të jenë gjithmonë në duart tona”, tha Netanyahu në takimin e sotëm të qeverisë izraelite.

Ai falënderon Trumpin dhe ambasadoren amerikane në OKB, Nikky Haley se të premten SHBA-të votuan kundër rezolutës që dënonte okupimin izraelit të Lartësive të Golanit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Netanyahu tha se ambasadori i SHBA-së David Friedman i kishte thënë më parë se SHBA-të do të jenë kundër kësaj rezolute.

Të premten, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, me 150 vota miratoi rezolutën që dënonte pushtimin izraelit të Lartësisë së Golanit. SHBA dhe Izraeli votuan ‘kundër’ ndërsa 14 vende abstenuan, përfshirë Australinë, Kamerunin dhe Kanadanë.

Sipas rezolutës, të gjitha aktivitetet izraelite në Lartësitë e Golanit trajtohen si të paligjshme dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare.

Lartësitë e Golanit shtrihen në brezin kufitar të Sirisë dhe që nga viti 1967, ato ndodhen nën pushtimin e Izraelit.