Netanyahu e pranon: Izraeli është përfshirë në sulmet në Irak

Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit ka pranuar përfshirjen e vendit të tij në sulmet kundër grupeve të lidhura me Iranin në Irak.

Gjatë javëve të fundit depot e armëve dhe bazat që i përkasin grupeve paramilitare në Irak të cilat kanë mbështetjen e Iranit, janë sulmuar nga Izraeli.

Gjatë një intervistë me televizionin izraelit në gjuhën ruse “Channel 9”, i transmetuar të enjten, Netanyahu u pyet nëse Izraeli do të vepronte kundër grupeve iraniane në Irak nëse do të ishte e nevojshme, ai tha:

“Ne jemi duke operuar, jo vetëm nëse është e nevojshme, ne po veprojmë në shumë fusha kundër një shteti që dëshiron të na asgjësojë. Sigurisht që u dhashë forcave të sigurisë një dorë të lirë dhe i udhëzova që të bëjnë gjithçka që duhet për të prishur planet e Iranit”,– ka thënë Netanyahu./ Opinion.al