Nesër seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Nesër seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë të jashtëzakonshme me kërkesën e 42 deputetëve, lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.

Seanca do të mabhet nesër në ora 10:00.Seanca do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës:

1. Debat parlamentar sipas kërkesës së 42 deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.