Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, shqyrtohet projektligji për Demarkacionin

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet nesër në ora 16, raporton lajmi.net.

E pika e vetme e rendit të ditës që do të shqyrtohet në këtë mbledhje është shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.

Sot qeveria në mbledhje e ka votuar projektligjin me ndryshime, duke e futur edhe marrëveshjen e dy presidentëve, atë Kosovës dhe Malit të Zi.