Nëse telefoni juaj Android nxehet dhe punon ngadalë, mund të jetë viktimë e mihësve të kriptovalutave

Kështu, virusi më i fundit përfshinë kontrollimin e shumë smartfonëve Android nga mihësit e kriptovalutave, duke e lidhur procesin e tyre fuqisë. Mihësit, këtë e arrijnë kur përdoruesit instalojnë ndonjë aplikacion që ka edhe virusin në vete.

Hulumtuesit e kompanisë së sigurimit e teknologjisë informative, ESET, kanë zbuluar se ‘Bug Swasher’, një lojë e shkarkuar nga Google Play Store mes 1 milion dhe 5 milionë herë, ishte mihës i kriptovalutave pa dijeninë e atyre që e kanë instaluar këtë lojë në telefonat e tyre.

Në muajin korrik, gjiganti i kërkimit pati njoftuar se është duke ndaluar të gjitha aplikacionet për mihje të kriptovalutave nga Play Store, por Google fatkeqësisht nuk e di me saktësi se cilat aplikacione janë “Kali i Trojës” për mihësit.

Për shkak të kërkesës së fuqisë së procesimit për mihje, telefoni i hakuar mund të përfundojë me baterinë e fryrë, madje edhe mund të dëmtohet përgjithmonë, përcjell Koha.net.

Për mbrojtje nga këta hakerë, eksperti i mashtrimeve Laurent Petroque thotë se përdoruesit Android duhet të sigurohet se kanë të instaluar versionin më të fundit të sistemit të tyre operativ në telefonat e tyre, të aktivizojnë një program anti-virus dhe të mos instalojnë asnjëherë aplikacionet nga burimet jozyrtare.