Nëse bëni më shumë se 13 minuta aktivitet fizik, po humbisni kohë

Përveç atyre që kanë kohë të palimituar dhe entuziast të papërmbajtshëm për tu ushtruar, shanset janë që pjesa e mbetur të dojë të mbarojë sa më parë punë me aktivitetin fizik.

Për të krijuar një ide të saktë se sa kohë duhet të ushtrohemi me qëllim që të kemi rezultate, një grup ekspertësh vendosën 34 persona të palestruar në 3 rutina fitnesi.

Ndonëse secili prej tyre bëri 7 ushtrime të njëjta, grupi i parë bëri vetëm një set të çdo lëvizjeje, grupi i dytë e përsëriti rutinën 3 herë, ndërsa i treti e përsëriti plot 5 herë. Koha që ju desh secilit grup ishte përkatësisht; 13 minuta, 40 minuta dhe 70 minuta.

Në fund të studimit, ata që mbetën të habitur nga rezultati ishin ekspertët. Grupi i parë, që e bëri vetëm një herë setin e ushtrimeve kishte të njëjtat rezultate me ata që e bënë 5 dhe më shumë herë. Diferenca e vetme qëndronte tek masa muskulare. Ata që u ushtruan më shumë thjesht patën muskuj më të mëdhënj.

Gjithsesi, kërkuesëve i duhen ende studime për të provuar se duhen vetëm 13 minuta aktivitet fizik për të pasur rezultate.

Burimi: Cosmopolitan

SHPËRNDAJE