Nepal, 117 të vdekur nga përmbytjet

Të paktën 117 persona e kanë humbur jetën gjatë 5 muajve të fundit si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në Nepal, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave lokale, në një deklaratë nga Qendra Kombëtare Operacionale për Gjendje Emergjente e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nepalit thuhet se nga muaji prill deri në muajin shtator të paktën 117 persona e kanë humbur jetën ndërsa 183 të tjerë janë lënduar nga përmbytjet.

Më tej thuhet se gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur më shumë se 310 rrëshqitje të tokës dhe më shumë se 80 përmbytje.

Si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës në 5 muajt e fundit janë prekur rreth 2.200 familje.